Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka zënë vend ne përbërjen më të mirë të javës, të raundit të gjashtë të eliminatoreve për Botërorin 2022, zona e Evropës.
Uebfaqja “SofaScore” ka publikuar përbërjen më të mirë të xhiros së gjashtë, ku gjendet Broja me notë 9.3. Në sulm me të janë Erling Haaland e Memphis Depay.
Broja të mërkurën mbrëma realizoi një gol dhe asistoi dy gola tjerë. Shqipëria fitoi 5:0 në Elbasan ndaj San Marinos, duke u ngritur në pozitën e dytë në Grupin I.
Ai realizoi pak ditë më parë edhe golin e fitores të Shqipërisë ndaj Hungarisë. Shqipëria fitoi 1:0.