Brenda 1 jave Pogba mund të nënshkruaj parakontratë me një ekip të ri

Pogba dhe Manchester United duken më shumë largë se sa afër njëri tjetrit.

Mesfushori francez brenda një jave ka të drejtë të nënshkruaj një parakontratë me një ekip të ri. Kontrata e Pogba me Manchester United skadon në verë të vitit 2022 dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.

PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij. Nuk duhet lënë pas dhe Juventus pasi “zonja e vjetër” mendon një rikthim të tijin në Torino.

Pogba ka shumë miq në Torino dhe ai do të ndjehej më mirë te Juventus se sa tek dy ekipet e tjera.

Madje për Juventus do të ishte i favorshëm transferimi i tij pasi kështu do të lejonte dhe largimin e Arthur bashkë me Ramsey, të cilët nuk janë më pjesë të projektit nga Juventus./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 08:28