Vllaznia nuk mori më shumë se një pikë kundër Kukësit dhe pas ndeshjes trajneri Thomas Brdaric foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe tha:
“Mendoj se sot kemi parë vetëm mundësitë e humbura. Jam shumë krenar për ekipin tim, i cili bëri shumë mirë përballë një kundërshtari të fortë si Kukësi.
Nuk u lejuam atyre raste të pastra, duhet të jemi të lumtur për lojën që zhvilluam. Duhet t’ia kishim shpërblyer vetes me një gol tjetër, por të vazhdojmë përpara.
Mendoj se ishte një pikë e fituar me zotësi, nuk ishin dy pikë të humbura. Jemi akoma në proces zhvillimi, do të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”. /h.ll/albeu.com