Brazili nuk ekstradon Robinhon, por lojtari mund të vuajë 9 vite burg në vendin e tij

Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, i dënuar përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup.

Megjithatë, falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil. Këtë e mëson ANSA nga burime lokale.

Neni i pestë i Kushtetutës parashikon që asnjë shtetas brazilian nuk ekstradohet, përveç përjashtimeve që nuk ndodhin këtu. Kërkesa për ekstradim është dorëzuar në fillim të tetorit. /G.D albeu.com/

Shtuar 3.11.2022 12:14