Categories: sport

Brazili ngre zërin ndaj FIFA-s, CBF kërkon që Cesar Ramos të mos gjykojë më ndeshjet e “Seleçaos”

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka bërë një lëvizje të pazakontë, duke dorëzuar një ankesë zyrtare në FIFA pas debateve për arbitrarin në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Skocisë.

Ndonëse Brazili e fitoi bindshëm takimin me rezultatin 3-0, drejtuesit e futbollit brazilian mbeten të irrituar nga anulimi i golit të Vinicius Junior dhe kanë kërkuar që arbitri i asaj sfide të mos emërohet më asnjëherë në ndeshjet e tyre.

Të lidhura

None found

Episodi i kontestuar i përket minutës së 21-të në përballjen e fundit të Grupit C. Pasi Brazili kishte kaluar në avantazh me një gol të shpejtë të Viniciusit, sulmuesi i Real Madridit shënoi sërish pasi i rrëmbeu topin Jack Hendry dhe e mposhti me qetësi portierin Angus Gunn.

Arbitri Cesar Ramos e quajti fillimisht të rregullt golin, por më pas VAR-i ndërhyri dhe goli u anulua për një faull të dyshuar në fillim të aksionit.

Ky vendim solli reagime të forta në kampin brazilian. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti vlerëson se kontakti ishte minimal dhe se nuk plotësonte standardin e “gabimit të qartë dhe evident” që do të justifikonte ndërhyrjen e VAR-it.

Presidenti i CBF-së, Samir Xaud, e ka çuar më tej këtë çështje përmes një letre zyrtare drejtuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ku ngre shqetësimin për mungesë konsistence në vendimet e arbitrave gjatë turneut.

Kërkesa konkrete e CBF-së është që arbitri meksikan Cesar Ramos të mos caktohet më në ndeshjet e Brazilit në Amerikën e Veriut.

Sipas dokumentit të publikuar nga media braziliane Estadao, federata sjell në vëmendje edhe një “histori negative” me Ramosin, që lidhet me Kupën e Botës 2018 në sfidën kundër Zvicrës.

Brazili pretendon se në atë ndeshje iu mohua një penallti e qartë dhe se nuk u akordua një faull në aksionin që çoi te goli i barazimit të zviceranëve.

Në letrën zyrtare thuhet se, nisur nga këto episode, Ramos nuk duhej të ishte emëruar fare për ndeshjen ndaj Skocisë.

Dokumenti thekson gjithashtu se anulimi i golit “dukej i papritur jo vetëm për lojtarët e Brazilit, por edhe për futbollistët skocezë, reagimet e menjëhershme të të cilëve tregonin se as ata nuk prisnin një rishikim nga VAR-i apo anulimin e golit”.

të fundit

Pacolli njofton komision të ri për mbikëqyrjen e odave të arkitektëve dhe inxhinierëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

2 minutes ago

Duka për ligjin e sponsorizimeve, biletat dhe zgjedhjen mes Sylvinhos e Maran

Presidenti Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin “Klan News” [...]Read More...

7 minutes ago

Akt dëshpërimi”, Lionel Messi përballet me kritika të rralla nga kampioni i botës

Legjenda e Argjentinës, Jorge Valdano, ka kritikuar ashpër Lionel Messin për një veprim gjatë finales së Kupës së Botës 2026,…

8 minutes ago

Raporti republikan: Krimet e Epstein mund të ishin ndalur, drejtësia dështoi dhe lidhjet e fuqishme e mbrojtën

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

8 minutes ago

Nga paraburgimi, Meta kërkon zhbërjen e paktit Rama-Berisha të vitit 2008: Lista 100% të hapura dhe rikthim të balotazhit vendor

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

20 minutes ago

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

27 minutes ago