Categories: sport

Raphinha i dëmtuar, Brazili në ankth edhe për fazën eliminatore

Kampi i Brazilit në Kupën e Botës 2026 është përfshirë nga shqetësimi, pasi Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka bërë të ditur se Raphinha ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Kjo situatë hedh dyshime mbi vazhdimësinë e tij në fazat vendimtare të turneut.

Futbollisti i Barcelonës ndjeu probleme fizike gjatë triumfit 3-0 ndaj Haitit dhe u detyrua të lërë fushën në minutën e 38-të. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai iu nënshtrua kontrolleve të para nga stafi mjekësor brazilian, ndërsa analizat më të hollësishme u kryen pasi skuadra u kthye në New York.

Të lidhura

None found

Në komunikatën zyrtare, CBF sqaroi se lojtari do të ndjekë një program intensiv rikuperimi nën kujdesin e ekipit mjekësor të përfaqësueses braziliane, me qëllim kthimin sa më të shpejtë në fushë. Megjithatë, federata nuk ka përcaktuar ende një afat konkret për rikthimin e tij.

Ky dëmtim përbën një problem serioz për Carlo Ancelottin, i cili gjatë këtij Botërori është përballur tashmë me disa mungesa të rëndësishme.

Raphinha vlerësohet si një nga elementët më të rëndësishëm në repartin ofensiv dhe si pjesë kyçe e skemave të teknikut italian. Gjendja bëhet edhe më alarmante po të kihet parasysh se ky është dëmtimi i katërt muskulor në kofshë që braziliani pëson në 12 muajt e fundit.

Brenda kampit të Brazilit ka optimizëm se ai mund të jetë gati për fazën e 1/16-ve, por aktivizimi i tij në ndeshjet e ardhshme mbetet ende i pasigurt.

Rregullorja e FIFA-s nuk u jep mundësi skuadrave të zëvendësojnë futbollistët e dëmtuar gjatë turneut, ndaj Ancelotti do të duhet të gjejë zgjidhje brenda grupit aktual.

Nëse Raphinha nuk arrin të luajë, Endrick, Rayan dhe Luiz Henrique shihen si alternativat kryesore për të marrë më shumë përgjegjësi në sulm.

Problemet fizike e kanë shoqëruar Brazilin gjatë gjithë turneut. Krahas Raphinhas, përfaqësuesja braziliane ka pasur mungesat e Eder Militaos, Estevaos, Rodrygos dhe Wesleyt, ndërsa Neymar vetëm së fundmi ka nisur rikthimin pas një mungese të gjatë nga fushat.

të fundit

Bank of America vice president dies after stabbing attack in Times Square; attacker wounds another person and is shot by police

Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që…

6 hours ago

Zyrtare: Enzo Fernandez transferohet te Manchester City

Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez nga Chelsea. 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga…

6 hours ago

Free the Eagles”/ Protesters gather outside police stations: Arrest Rama and Balluku, release those detained! “Your end has come

Protestuesit vijojnë qëndresën e tyre përpara ambienteve të Komisariateve ku mbahet të shoqëruar protestuesit e ndalur nga policia. Qytetarët kërkojnë…

6 hours ago

Zv.presidentja e Bank of America humb jetën pas sulmit me thikë në Times Square, autorja plagos edhe një person dhe qëllohet nga policia

Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që…

6 hours ago

Horoskopi 2 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do të filloni ta keni të vështirë ti zgjidhni disa probleme. Do të ndieni nevojën për të pasur dikë…

7 hours ago

Betim Fazliji nuk transferohet te Zurichu, Ancillo Canepa zbulon arsyen

Transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu ka dështuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.Mbrojtësi i St. Gallenit nuk i…

7 hours ago