Martin Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë duke vuajtur dëmtimet.
Pavarësisht se luajti vetëm disa minuta me Barcelonën, Danimarka e thirri atë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor dhe ai ka shijuar një rol kryesor.
Sulmuesi, i cili tashmë ndodhet në pushime, i është shprehur mirënjohës besimit të trajnerit Kasper Hjulmand.
“Kam luajtur më shumë në këto katër ndeshje sesa në të gjithë sezonin te Barcelona”, tha Braithwaite për “TV 2 SPORT”.
“Ishte fantastike dhe jam shumë i lumtur me besimin që më ka dhënë Kasper. Isha i vetëdijshëm se nuk mund të llogarisja në hyrjen dhe fillimin e çdo ndeshje, por e dija që në stërvitje dhe në minutat e kufizuara që kisha, duhej ta bindja Hjulmand se isha në formë. Ndjej se kam treguar se jam i fortë, se jam vetvetja dhe se jam rikuperuar nga dëmtimi.
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës për besimin që më ka dhënë stafi dhe trajner i Danimarkës. Ishte fantastike të kthehesha pasi nuk isha këtu që nga Kampionatin Evropian. Jam krenar që jam rikthyer dhe jam në gjendje të ndihmoj sërish ekipin”.
Nuk llogaritet nga Xavi
Sulmuesi tashmë e di se nuk është në planet e Xavit dhe se nëse dëshiron të luajë, duhet të kërkojë një destinacion të ri.
Problemi kryesor është se Barcelona dëshiron ta nxjerrë atë në treg dhe të marrë një kthim financiar.
Megjithatë, lojtari është i gatshëm të largohet vetëm nëse është i disponueshëm falas.
Sulmuesi e filloi sezonin duke luajtur dhe madje duke shënuar, por një dëmtim i pafat në gju e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni në mes të shtatorit./ h.ll/albeu.com