Braithwaite: Nuk janë paratë që e vonuan lamtumirën me Barçën, njerëzit nuk e dinë të vërtetën

Martin Braithwaite, sulmuesi që u largua nga Barcelonë për në Espanyol këtë verë, iu kthye lamtumirës së tij me blaugranat gjatë një interviste për “Radio Catalunya”.

“Nuk dua të flas për paratë, shëndeti është më i rëndësishëm. Jam shumë me fat që familja ime është mirë.

Nuk janë paratë ato që e kanë vonuar largimin tim. Tani është e kaluara, në kokën time kam shumë kujtime positive nga Barcelona.

Tani jam aty ku doja të isha, jam i lumtur këtu dhe nuk më duket momenti për të folur. Njerëzit nuk e dinë të gjithë të vërtetën”, është shprehur sulmuesi danez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.09.2022 11:53