Botërori 2026/ Shqipëria pret “asist”, Serbia dhe Anglia masin forcat në transfertë, mësoni axhendën

Këtë të martë, do të luhen tetë ndeshjet e ardhshme, që kanë vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026. Në Europë do të zbresin në fushë përfaqësuese me emër si Italia, Anglia, Portugalia dhe Spanja.

Shqipëria e ka të gjithë interesin te ndeshjet e grupit të saj, ku mund të marrë asist për çdo hap fals të Anglisë apo Serbisë.

Në orën 20:45, Serbia do të përballet me Andorrën në transfertë pas shokut që pësoi në shtëpi.

Letonia pret Anglinë, që në rast se fiton siguron matematikisht kualifkimin. Shqipëria padyshim që është e interesuar te hapi fals i anglezëve, të cilët në ndeshjen e parë të nëntorit sfidojnë Serbinë.

Kështu do të qëndronin të motivuar për sigurimin e kualifikimit në shtëpi.

Itali – Izrael është një takim interesant, që zhvillohet në kuadër të Grupit I. Çdo hap fals, e afron më shumë Italinë me fazën “play-off”.

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT

Ora 18:00

Estoni – Moldavi

Ora 20:45

Andorrë – Serbi

Irlandë – Armeni

Itali – Izrael

Letoni – Angli

Portugali – Hungari

Spanjë – Bullgari

Turqi – Gjeorgji


Shtuar 14.10.2025 10:00