sport

Botërori 2026, ja lojtarët që nuk luajtën asnjë minutë

Pas gjashtë javësh konkurrimi intensiv, Kupa e Botës 2026 ka përfunduar dhe për shumicën e futbollistëve ka ardhur koha e pushimeve të merituara. Por për disa lojtarë, ky Botëror do të mbahet mend për një arsye tjetër, ata udhëtuan drejt SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, u përfshinë në listat e kombëtareve të tyre, por nuk morën asnjë minutë në fushë.

Nga 1248 lojtarët e grumbulluar për turneun, shumica patën mundësinë të luanin të paktën disa minuta. Megjithatë, një grup i vogël mbeti vetëm spektator. Këta janë disa nga emrat më të njohur që nuk zbritën fare në fushë:

Të lidhura

None found

N’Golo Kante (Francë)

Mesfushori i njohur francez mund të jetë 35 vjeç, por ende konsiderohet një lojtar i aftë për të dhënë kontribut. Për këtë arsye, fakti që Didie Deshamp nuk i dha asnjë minutë në Botëror u pa si një vendim i diskutueshëm. Kante, i cili kishte qenë një nga shtyllat e mesfushës së Francës në triumfi n e Botërorit 2018, nuk u aktivizua as në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë.

Kobi Mainu (Angli)

Anglia kishte shumë alternativa në mesfushë, por Kobi Mainu mund të ndihet i zhgënjyer që nuk luajti asnjë minutë. Mesfushori i Mançester Junajtidit kishte qenë titullar për Anglinë në fi nalen e Europianit 2024, por dy vite më vonë u bë i vetmi lojtar i fushës i kombëtares angleze që nuk mori minuta në Botëror. Një problem shëndetësor e pengoi gjithashtu të luante në ndeshjen për vendin e tretë.

Viktor Munjoz (Spanjë)

Sulmuesi i ri, pjesë e skuadrës së Spanjës që fi toi Botërorin, nuk pati mundësi të ndihmonte në fushë. Një dëmtim në fi llim të turneut e la jashtë planeve për ndeshjet e para dhe në fund ai e përfundoi kompeticionin pa asnjë paraqitje.

David Raja (Spanjë)

Portieri i Arsenalit, fitues i “Dorezës së Artë” në Premier League, ishte pjesë e skuadrës kampione të botës, por nuk luajti asnjë minutë. Spanja kishte një repart portierësh shumë të fortë dhe trajneri Luis de la Fuente preferoi Unai Simonin, i cili pësoi vetëm një gol gjatë gjithë Botërorit.

Xhejms Traford (Angli)

Portieri i Mançester Sitit, 23 vjeç, priste të merrte një mundësi për të shtuar numrin e paraqitjeve me Anglinë. Megjithatë, trajneri Tomas Tuhel zgjodhi Dekan Hendersonin për ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa Trafford mbeti në stol.

Bremer (Brazil)

Mbrojtësi qendror i Juventusit e kishte të vështirë të fi tonte një vend titullari, pasi Gabriel dhe Markinjos ishin zgjedhja e parë e Brazilit. Megjithatë, edhe ai u bë pjesë e listës së lojtarëve që nuk morën asnjë minutë në Botëror.

Ronald Arauho (Uruguai)

Në rastin e mbrojtësit të Barcelonës, mungesa e minutave lidhet kryesisht me dëmtimin. Arauho u dëmtua para fillimit të turneut dhe humbi dy ndeshjet e para të Uruguait ndaj Arabisë Saudite dhe Kepit të Gjelbër. Megjithatë, eliminimi i hershëm i skuadrës bëri që ai të mos luante fare.

Alehandro Grimaldo (Spanjë)

Grimaldo pati një verë të suksesshme, fi toi Botërorin me Spanjën dhe u transferua nga Bajer Leverkusen tek Atletiko Madridi. Por në turne ai ishte vetëm spektator, pasi pa Mark Kukurejën të shkëlqente në krahun e majtë të mbrojtjes.

Gonsalo Injasio (Portugali)

Portugalia kishte një mbrojtje të konsoliduar me Ruben Diasin dhe Renato Veigën, por mbrojtësi i Sportingut priste të merrte të paktën një mundësi. Në fund, ai e mbylli Botërorin pa asnjë minutë në fushë.

Mats Vajfer (Holandë)

Me dëmtimin e Zhurien Timberit, mesfushori i Holandës priste se mund të kishte një rol më të madh në turne. Por në fund, ai nuk luajti fare, pasi Denzel Dumfris i zhvilloi të gjitha minutat në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Edhe pse ishin pjesë e skuadrave të mëdha dhe disa prej tyre kishin role të rëndësishme në klubet e tyre, këta lojtarë e përfunduan Botërorin 2026 pa prekur fare barin. Për disa ishte zgjedhje teknike, për të tjerë dëmtime apo konkurrencë e fortë brenda skuadrës.

të fundit

Drita synon vazhdimin e aventurës europiane, pret sonte Florianën në “Fadil Vokrri”

Drita zhvillon sonte (e martë) ndeshjen e kthimit ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së…

13 seconds ago

Mbi 63 mijë banorë largohen nga shtëpitë prej zjarreve në Spanjë, Avila regjistron flakët më shkatërruese të të gjitha kohërave

Mbi 63 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë rajonet qendrore…

29 seconds ago

19-Year-Old from North Macedonia Captured in Montenegro, Suspected of Attempted Attack on “Shkaljar” Clan Member

Policia malazeze arrestoi shtetasin e RMV-së, Andrej Tanaskovski në Nikshiq, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes së Marko Ljubisha,…

4 minutes ago

Arrestohen dy serbë nën akuzën e krimeve të luftës në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Media…

6 minutes ago

E ardhmja e Armando Brojës në dyshim? Shtypi italian zbulon pistën e re për sulmuesin shqiptar

Armando BrojaArmando Broja mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtari i Burnleyt [...]Read More...

7 minutes ago

Serious accident in Elbasan/ Four vehicles collide, two people rushed to hospital

Paraditen e kësaj të marte, një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit…

7 minutes ago