Skuadra gjermane duhet të dijë sa më shpejt vendimin e sulmuesit norvegjez. Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, janë destinacione të mundshme për sulmuesin norvegjez.
Autor i 80 golave dhe 21 asistimeve në 79 ndeshje për Borussia Dortmund tashmë të gjithë e duan, madje që këtë verë.
BVB pret një përgjigje
Siç thekson Marca, në Signal Iduna Park ata po kërkojnë një përgjigje para fundit të muajit, në mënyrë që verdhezitë të modifikojnë strategjinë e tyre të tregut.
Sipas informacioneve që ata trajtojnë brenda Barçës, Manchester City do të ishte vendi më i mirë për të marrë shërbimet e norvegjezit, si për fuqinë ekonomike ashtu edhe për një projekt sportiv.
Real Madridi, që po kërkonte të vononte largimin e Haaland për një vit, nuk do të dëshirojë të hyjë në oferta shumë milionëshe me klubet e tjera.
Në kryeqytetin spanjoll ata luajnë me trukun e bashkimit me Mbappe dhe Haaland në të njëjtën skuadër, një opsion mjaft tërheqës për të dy lojtarët.
Një tjetër opsion për Haaland do të ishte Gjermania, duke ndjekur hapat e Robert Lewandowski, duke përfunduar në Bayern Munich. Një opsion që do të motivohej pikërisht nga largimi i lojtarit polak, me kontratë deri në vitin 2023, por pa shumë opsione rinovimi për momentin. /albeu.com/