Bonucci për Messin: Ashtu si Ronaldo, ai mbetet një nga më të mirët në botë

Leonardo Bonucci ka reaguar ndaj fjalëve të Lionel Messit për kombëtaren italiane.

Argjentinasi shprehu keqardhjen që “Azzurrët” nuk do të jenë në Botërorin e ardhshëm.

“Ne i jemi mirënjohës Messit për fjalët e mira. Por kjo plagë do të mbetet e hapur derisa të luajmë atje. Kemi bërë shumë gabime dhe duhet të marrim fajin. Nuk kishim mjaftueshëm për të luajtur në turne, të cilin çdo lojtar e konsideron diçka të veçantë.

Sa për Messin, është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar lojtarin që ka fituar kaq shumë Topa të Artë. Ai, ashtu si Cristiano Ronaldo, ishte dhe mbetet një nga më të mirët në botë. Ai do të duhet të trajtohet me shumë respekt”, tha mbrojtësi italian në prag të ndeshjes kundër Argjentinës në Wembley. /albeu.com/


Shtuar 31.05.2022 22:51