Bonucci komenton rikthimin e Allegrit te Juve: Pirlo e kishte të vështirë te menaxhonte kampionë

“Rikthimi i Allegrit te Juventus ishte zgjedhja e duhur; pasi vendosën të largonin Pirlon ishte e drejtë të kujtojmë një trajner me përvojë të madhe si ai, i cili tashmë e di se çfarë do të thotë të jesh te Juve dhe do të na ndihmojë të arrijmë ato synime që një klub si Juve i vë vetes çdo vit”, shkruan Albeu.com.

Kështu e komentoi Leonardo Bonucci rikthimin e trajnerit livornez në stolin e Juventusit.

“Këtë vit te Juve rezultatet nuk kanë mbërritur, por ne kemi sjellë në shtëpi dy trofe dhe kualifikiminnë Champions që ishin objektivat minimale. Pirlo nuk e kishte të lehtë të menaxhonte kaq kampionë sepse ishte përvoja e tij e parë si trajner”. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2021 22:21