Categories: sport

Maroku triumfon ndaj Kanadasë me rezultatin 3-0 dhe avancon në çerekfinale të Botërorit

Kombëtarja e Marokut ka prerë biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Kanadanë me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 së finales.

Të lidhura

None found

Takimi u hap me intensitet të lartë dhe rasti i parë i rrezikshëm erdhi nga Kanadaja, me Tanitoluwa Oluwaseyi që provoi të godiste, por pa arritur të kalojë portierin Bono. Më pas, Maroku nisi të marrë terren dhe vendosi kontroll mbi lojën në mesfushë.

Fraksioni i parë i lojës solli përplasje të shumta dhe disa kartonë të verdhë për të dyja përfaqësueset, ndërsa marokenët mbetën kërcënues sidomos në kundërsulme.

Epërsia për Marokun erdhi në minutën e 50-të, kur Azzedine Ounahi shënoi për 1-0 me një goditje të saktë nga distanca, pas pasimit të Achraf Hakimit.

Kanadezët u përpoqën të ktheheshin në lojë, por prapavija e Marokut së bashku me Bono nuk lejuan asnjë hapësirë.

Në fundin e ndeshjes, Maroku realizoi edhe golin e dytë, duke e bërë edhe më të qartë epërsinë dhe duke vulosur kualifikimin pa diskutim për në raundin pasues.

Para përfundimit të takimit, skuadra marokene gjeti edhe golin e tretë, këtë herë me Soufiane Rahimi, i cili dërgoi topin në rrjetë për 3-0 pas asistimit nga Brahim.

Pas këtij suksesi, Maroku kalon në çerekfinale dhe aty do të ndeshet me fituesin e përballjes mes Paraguait dhe Francës.//

të fundit

Nis procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…

2 minutes ago

MPB rikujton detyrimin për pajisjet dimërore në automjete

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…

2 minutes ago

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, mbahen sot homazhet për Shefin e Krimeve, Ermal Lulaj

Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…

3 minutes ago

Çitaku: Vendimi i Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i turpshëm dhe i papranueshëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të…

10 minutes ago

Gosnell: It was not proven that Thaçi and Kilaj attempted to obstruct justice

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…

13 minutes ago

Gosnell: Thaçi and Smakaj discussed witness Bislim Zyrapi

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…

13 minutes ago