Categories: sport

Franca kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele mposhtin Marokun

Franca ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mundi Marokun me rezultatin 2-0 në një përballje të fortë që mbeti e hapur deri në fund.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps hyri menjëherë me ritëm të lartë dhe ushtroi presion që në start. Që në minutën e katërt, “Gjelat” iu afruan avantazhit, por Bono u tregua vendimtar duke ndalur goditjen me kokë të Dayot Upamecanos.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 28-të, kur Franca fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Noussair Mazraouit. Edhe pas kontrollit në VAR, vendimi mbeti në fuqi, por Bono arriti të kuptonte krahun e goditjes së Kylian Mbappes dhe priti tentativën e tij.

Francezët nuk e ndalën kërkimin për golin dhe në minutën e 45+2 Lucas Digne provoi nga larg, duke goditur traversën. Pavarësisht rasteve, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në nisje të pjesës së dytë, Mbappe mori përsipër peshën e sulmit. Në minutën e 60-të, ai realizoi me një goditje nga distanca, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë dhe duke i dhënë Francës epërsinë 1-0.

Maroku u përpoq të kthente ndeshjen dhe iu afrua barazimit me Neil El Aynaoui, i cili pas një goditjeje nga këndi të Achraf Hakimit goditi me kokë, por topi përfundoi fare pranë shtyllës.

Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të, kur Franca vulosi suksesin. Mbappe shërbeu për Ousmane Dembelen, ndërsa ky i fundit nga skaji i zonës goditi drejt portës dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për 2-0.

Në minutën e 77-të, Mbappe u largua i dëmtuar nga fusha dhe vendin e tij e mori Jean-Philippe Mateta. Sulmuesi i futur në lojë pati një rast shumë të mirë në minutën e 88-të, por nga vija e portës e dërgoi topin me kokë mbi traversë.

Deri në vërshëllimën përfundimtare, Franca e ruajti me qetësi avantazhin dhe siguroi një fitore të rëndësishme, duke avancuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

6 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

10 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

10 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

16 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

16 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

17 minutes ago