Bomba nga Portugalia, Fenerbahçe pranë trajnerit të njohur

Bombë në Portugali. Sipas rrjetit televiziv CMTV, 67 -vjeçari Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Fenerbahçes.

Gazetarët, të cilët e gjetën atë në aeroportin e Lisbonës, e pyetën për ekipin turk, të cilit ai u përgjigj: “Ndoshta duhet të shkoj”.

Pas dhjetorit, kujtojmë largimin e Vitor Pereira-s, Fenerbahçe po ecën me Ismail Kartalin në pankinë. Nga ana tjetër, Jorge Jesus është pa ekip që nga dhjetori i vitit 2021, kur u largua nga Benfica.

Gazetari portugez, Pedro Sepuvelda, ka shkruar në Twitter se Fenerbahçe ka biseduar me Jesus në Lisbonë dhe është vendosur që vendimi përfundimtar të merret sapo Fenerbahçe të sigurojë praninë në Champions League. Dy ndeshje para fundit të kampionatit, ekipi është në vendin e dytë dhe +5 nga Konyaspori i 3-të. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2022 08:38