“Bomba” nga “AS”, PSG e zëvendëson Mbappe me CR7

Sipas gazetës spanjolle “AS”, CR7 mund të shkojë te PSG për 25-30 milion.

Kjo është bomba e tregut e lëshuar këtë mëngjes nga gazeta prestigjoze, ku sipas së cilës aventura e portugezit te Juve  po përfundon pas tre sezonesh, (një vit pas skadimit të kontratës), shkruan Albeu.com.

CR7 ka tejkaluar 100 gola për Juventusin (101 në 133 paraqitje), por asnjëherë nuk i është afruar të fitojë Ligën e Kampionëve që kur ka qenë në Torino.

Sipas shtypit spanjoll, ai do të dëshironte të kalonte të paktën edhe dy vjet në krye përpara se të përfundonte karrierën e tij të lavdishme me fanellën e Sporting Lisbonës.

PSG do të përfaqësonte një destinacion luksoz që do ta lejonte atë të arrinte qëllime të tjera të rëndësishme, si dhe të ishte në një kampionat të ri.

Sipas AS, ndër të tjera, PSG tashmë ka filluar kontakte me agjentin e  portugezit.

Ndërkohë, 5 herë fituesi i Topit të Artë do të zinte vendin e Mbappe, me këtë të funit që nuk ka zgjatur kontratën e tij me klubin francez dhe lëvizja te Real Madrid tani do të dukej e pashmangshme. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 13:22

Tags: , , , , ,