Barcelona pritet të përforcojë ofensivën sërish në merkaton e verës. Katalanasit po shqyrtojnë situatën aktuale të Ivan Perisicit, i cili aktualisht bën pjesë në ekipin e PSV Eindhoven.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, ish-sulmuesi i Interit dhe i Bayern Munich është shumë pranë transferimit te katalanasit si lojtar i lirë. Kontrata e 36-vjeçarit kroat me kampionët e Holandës skadon në fund të qershorit.
Në rast të një transferimit të mundshëm në Spanjë, do të ishte një ribashkim i Hansi Flick dhe Ivan Perisic. Sulmuesi kroat ka bërë pjesë në ekipin e Bayern Munich në vitin 2020 ku drejtohej nga tekniku aktual i Barcelonës.