Boksi në zi, ndahet nga jeta Earnie Shavers, vendosi rekord prej 74 fitoresh

Bota e boksi është në zi, teksa ka marrë lajmin e trishtë ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta Earnier Shavers.

Boksieri i famshëm është darë nga jeta në moshën 78-vjeçare, ndërsa shkaqet akoma nuk dihen.

Gjatë gjithë karrierës së tij të suksesshme, “The Acorn” Shavers, i njohur gjithashtu si “The Black Destroyer”, arriti një rekord prej 74 fitoresh, 14 humbje dhe një barazim (68 nga 74 sukseset e arritura ishin me “Nkockout”.

Në vitin 1977 Earnie Shavers humbi përballë Muhammad Aliut në Madison Square Garden në një ndeshje që do të hynte në historinë e boksit.

“Earnier më goditi aq fort sa që tronditi të afërmit e mi në Afrikë”, rrëfeu Muhammad Ali, i cili triumfoi pas 15 raundesh me vendim unanim të gjyqtarëve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.09.2022 13:36