Bledar Borova merr drejtimin e Kombëtares U-15

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Gent Mahmutin, i cili drejtonte Kombëtaren shqiptare U-15.

Të lidhura

None found

FSHF ka vlerësuar punën dhe kontributin e Mahmutit me përfaqësuesen e kësaj grupmoshe, duke i uruar njëkohësisht suksese në vijim të karrierës së tij.

Pas analizës së kryer nga Drejtoria Teknike, drejtimi i Kombëtares U-15 i është besuar trajnerit Bledar Borova.

Borova konsiderohet një prej emrave të njohur të futbollit të moshave në Shqipëri dhe ka përvojë të gjatë në zhvillimin e talenteve të reja. Për disa vite ai ka qenë pjesë e Akademisë së Apolonisë, ku ka udhëhequr skuadra të grupmoshave të ndryshme, si edhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të akademisë.

Trajneri i ri i U-15 ka qenë gjithashtu pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-19, duke dhënë kontribut në përgatitjen dhe rritjen e futbollistëve të rinj.

Ky emërim lidhet me strategjinë e Drejtorisë Teknike të FSHF-së për konsolidimin e strukturave të përfaqësueseve të moshave, si edhe për vazhdimin e procesit të identifikimit, edukimit dhe zhvillimit të lojtarëve që përfaqësojnë të ardhmen e futbollit shqiptar.

Bledar Borova do të nisë menjëherë angazhimin me Kombëtaren U-15, në funksion të aktiviteteve dhe grumbullimeve të programuara për sezonin e ri.



Shtuar 16.07.2026 14:02

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet