Ylli brazilian, Neymar është bërë sërish protagonist, por kësaj për shkak të një debati me presidentin e Federatës së Brazilit, Ednaldo Rodrigez. Aryesja? Ai ka orgazinuar një festë sekrete para ndeshjes kundër Venezuelës e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Gazetari Hose Karlos Araujo i “Super Radio Tupi” tha se: “Nejmar, së bashku me shokët e tij të skuadrës Vinicius dhe Riçarlison, janë akuzuar se kanë organizuar një festë “të fshehtë” para ndeshjes kundër Venezuelës.
Të lidhura
None found
Neymar ka patur një grindje shumë të ashpër me presidentin e federatës braziliane të futbollit Rodrigez.
Një mosmarrëveshje që buron nga zgjedhja e federatës për të luajtur ndeshjen në Arena Pantanal, stadium në qytetin e Cuiabá.
Toni mes të dyve është ngritur menjëherë dhe situata ka degjeneruar me shpejtësi. Madje lojtari kërcënoi se nuk do të nisej me pjesën tjetër të grupit për ndeshjen e radhës të planifikuar në Uruguai.
Krahas kërcënimeve nuk munguan edhe ofendimet: “Bir kur*e”, dyshohet se i ka bërtitur Neymar presidentit”.
