Bind trajnerin Osmani, Vllaznia firmos me brazilianin

Andrey Almeida është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi i majtë i cili mbylli aventurën e tij në Maqedoninë e Veriut me ekipin e Makedonija, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në vendin tonë.

Lajmin për transferimin e brazilianit e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Alemida ishte në provë tek Vllaznia, ku dhe është stërvitur me ekipin. Tashmë Qatip Osmani është bindur plotësisht për aftësitë e 26-vjeçarit dhe kanë përfunduar këtë transferim. Me Almeidan synohet të blindohet krahu i majtë pas largimit të Xhelil Asanit. /newsport.al/


Shtuar 17.01.2024 17:00