Borussia Dortmund po shqyrton sërish mundësinë për të transferuar sulmuesin Fisnik Asllani, duke përgatitur një ofertë huazimi për Hoffenheimin me detyrim blerjeje.
Të lidhura
None found
Sipas gazetës së njohur gjermane “Bild”, futbollisti i Kosovës është rikthyer në listën e interesimit të “Verdhëzinjve”. Në Dortmund, Asllani shihet si një zëvendësues i përshtatshëm për Serhou Guirassyn.
Opsioni që po merr më shumë formë është huazimi, një formulë që më herët kishte tentuar ta realizonte edhe Leipzigu. Nga ana e tij, Asllani mbetet i hapur ndaj të gjitha mundësive dhe nuk do ta refuzonte një transferim te Dortmundi.
“Një skenar i mundshëm është që Dortmundi ta huazojë Asllanin me obligim blerjeje. Në këtë rast, pagesa do të kryhej një vit më vonë”.
“Ky ishte në fakt plani fillestar i Leipzigut. Vetë Asllani nuk është aspak kundër një angazhimi te BVB-ja”.
Para se marrëveshja të bëhet realitet, skuadra gjermane duhet fillimisht të gjejë zgjidhje për Silvan, i cili ka tërhequr interesimin e klubit spanjoll Real Betis.
Asllani ishte shumë pranë transferimit te RB Leizigu disa javë më parë, por marrëveshja raportohet se u prish në fund pasi lojtari i Kosovës nuk i kaloi testet mjekësore. Megjithatë, këto raportime ende nuk janë konfirmuar.//
