Nico Williams është një nga objektivat e kësaj merkatoje të Barcelonës. Sulmuesi ëhstë një nga dëshirat e mëdha të Hansi Flick, i cili e dëshiron me çdo kusht në ekip për sezonin e ri.
Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se drejtuesit e Barçës i kanë bërë ofertën e parë Athletico Bilbaos. Kjo ofertë kap shifrën e 50 mioionë eurove, por kjo është refuzuar.
Në këto kushte drejtuesit blaugrana do të tentojnë sërish me një ofertë të dytë, teksa këtë herë mendojnë në përfshijnë edhe një futbollist. Barça është e gatshme të heqë dorë nga Inigo Martinez.
ZSë bashku me mbrojtësin, barça do të ofrojë edhe 65 milionë euro për shërbimet e Willimas. Mbetet të shihet nesë ketë herë do t’ia dalin të bindin Bilbaon apo jo.
Kujtojmë se aktulisht Williams është i angazhuar me Spanjën në Euro 2024, ku spanjollët në fazën e 1/8-ave do të sfidohet me Gjorgjinë.