Bilardo, Besar Spahiu dhuron spektakël dhe kualifikohet në tetë më të mirët (VIDEO)

Në kampionatin botëror që po zhvillohet online nga Predator OnePool 10X4, Besar Spahiu ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër.

Lojtari nga Shqipëria vazhdon performancën e tij mbresëlënëse dhe rrugëtimi për në finale nuk duket i pamundur për të. Katër lojtarë u ndeshën me njëri tjetrin ku secili nuk duhej të gabonte. Secili lojtar kishte hapësirën e vet personale për të shfaqur perforfmancën e tij. Besar Spahiu po ndeshej me David Alcaide, Stefano Dellino dhe Danny Hewitt.

Besar Spahiu dhe David Alcaide janë kualifikuar për në fazën tjetër tek tetë më të mirët dhe tashmë këta dy lojtarë do të ndeshen bashkë në fazën tjetër. Sfida pritet të jetë emocionuese dhe konkurruese. Besar Spahiu ka realizuar një performancë spektakolare ku dhe komentatorët e ndeshjes kanë mbetur të surprizuar nga goditjet e tij. /h.ll/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 07:58