Kalimi i Betim Fazlijit te Zurichu është anuluar në fund të afatit kalimtar, pasi mbrojtësi i St. Gallenit nuk i ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore.
None found
Lajmin e ka konfirmuar të martën presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa, në një prononcim për “Blue Sport”.
Edhe pse bisedimet mes dy klubeve kishin përparuar ndjeshëm dhe marrëveshja konsiderohej thuajse e mbyllur, Zurichu vendosi të mos e finalizojë transferimin e 27-vjeçarit.
“Bisedimet kishin avancuar dhe në thelb e kishim arritur marrëveshjen. Çështja lidhej me kontrollin mjekësor. Nuk bëhet fjalë për një problem të madh, por atij do t’i nevojiten disa javë për t’u rikthyer në gjendje të plotë”, ka thënë Canepa.
“Në rrethanat ku ndodhemi, kemi nevojë për një lojtar që mund ta përdorim menjëherë. Ai do të ishte një përforcim ideal në rolin e liderit. Për fat të keq, nuk jemi në gjendje ta përfundojmë transferimin”, ka shtuar presidenti i Zurichut.
Fazliji, i cili ka zhvilluar 23 ndeshje me Kosovën, do të mbetet te St. Galleni. Kontrata e tij me klubin zviceran është e vlefshme deri në vitin 2027.
Ditën e shtunën 14 nëntor 2026, në orën 10:30, Partia Socialiste, do të mbledhë Asamblenë Kombëtarenë zonën e Gjirit të…
Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…