Besnik ndaj klubit, mbrojtësi i Liverpool rinovon kontratën

Edhe pse luajti shumë pak sezonin që lamë pas, Joe Gomez i qëndron besnik Liverpool duke rinovuar kontratën.

Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila në parim është afatgjatë.

25 vjeçari ka një jetë te Liverpool dhe trajneri Klopp e vlerëson maksimalisht atë për kontributin që jep sa herë aktivizohet.

Mbrojtësi falë Klopp fitoi dhe një vend në Kombëtaren angleze. /albeu.com/


Shtuar 7.07.2022 18:06