Besëlidhja ka zyrtarizuar afrimin e Anteo Osmanllarit, i cili bëhet përforcimi më i ri i skuadrës lezhjane, siç raportoi dje “Newsport.al”. Mbrojtësi i djathtë ka mbyllur bashkëpunimin me Drenicën për të vijuar karrierën në Kategorinë e Parë.
Osmanllari kishte në tryezë edhe një mundësi për të luajtur në Ligën e Parë turke, por palët nuk gjetën dakordësinë për kushtet e marrëveshjes. Për këtë arsye, 27-vjeçari do të jetë pjesë e Besëlidhjes gjatë sezonit të ardhshëm.
Të lidhura
None found
Futbollisti e ka nisur rrugëtimin e tij te Skënderbeu, ndërsa më pas ka luajtur me Korabin, Burrelin, Pogradecin, Turbinën, Partizanin, Erzenin dhe Drenicën.
