Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Besëlidhja ka triumfuar 1-0 ndaj Laçit në një përballje miqësore.
Goli që vendosi takimin u realizua në minutën e 26-të nga pika e 11-metërshit. Ekipi lezhjan e administroi avantazhin deri në fund, ndërsa Laçi krijoi rastet e tij, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë.
Të lidhura
None found
Laçi ka kryer ndryshime të shumta në përbërje për edicionin e ardhshëm të Superiores. Në anën tjetër, Besëlidhja, pas dominimit në Kategorinë e Dytë, synon të renditet mes skuadrave më të mira edhe në Kategorinë e Parë.
