Bëri një ndeshje fantastike përballë Milanit, Rrahmani në formacionin e javës në Serie A (FOTO LAJM)

Napoli dje shënoi fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj AC Milanit, duke triumfuar me rezultat minimal 1 – 0.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani ishte më i miri në fushë duke qenë i pakalueshëm, ku edhe u vlerësua me notën 7.7.

Falë kësaj super paraqitje në këtë takim, Rrahmani arriti të hyjë në formacionin më të mirë ta javës e 18-të.

Në këtë formacion futbollisti më i vlerësuar doli të jetë Hakan Çalhanoglu, që mori notën 9.7.


Shtuar 20.12.2021 12:32