Berat Gjimshiti gati të ndryshojë ekipin, por jo ngjyrat

Berat Gjimshiti ka patur një karrierë mjaft të mirë me klubin e Atalantës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është rritur shumë me ekipin e Bergamos dhe është një nga titullarët e padiskutueshëm të Gasperinit. Ecuria dhe performanca e tij është vënë re nga zikaltërit e Milanos.

Interi sezonin e ardhshëm ka ndërmend të kryej një revolucion në repartin defensiv dhe largimet priten të jenë të shumta. Kolarov, D’Ambrosio, Ranochia por edhe De Vrij, priten të largohen në fund të sezonit. Bremen është një nga emrat e preferuar të Interit, por Gjimshiti është futur në listën e të preferuarëve të Marottës për qendrën e mbrojtjes.

Kartoni i Berat Gjimshitit mund të vlerësohet nga 15 deri në 20 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:00