Pas Jordan Henderson, i cili u transferua tek Ajax, një tjetër kampion është gati të largohet nga liga Arabe për t’u rikthyer në Europë. Sipas raportimeve nga “AFP”, Karim Benzema ka kërkuar të largohet përkohësisht nga Al Ittihad, duke pasur parasysh situatën problematike të tij, gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje me klubin e tij aktual.
Sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje në Jeddah, ndërsa skuadra e tij është në Dubai duke u përgatitur për rinisjen e sezonit më 7 shkurt.
Benzema në fakt është larguar me dëshirën e tij para fundit të vitit 2023, duke humbur seancat e fundit të stërvitjes së klubit në mënyrë të pajustifikueshme. E gjitha kjo ngjarje pas disfatës së rëndë të pësuar nga Al Nassr e Cristiano Ronaldos.
Ish-lojtari i Real Madrid, i ndjerë nën presion nga Al Ittihad, ka kërkuar që të largohet përkohësisht nga klubi, me drejtuesit e klubit arab që i kanë propozuar që të shkojë në huazim në një ekip tjetër në kampionatin saudit. Por për këtë propozim, Benzema e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar huazimin në Europë. /abcnews.al