Karim Benzema dhe Didier Deschamps janë takuar me njëri tjetrin në kombëtaren e Francës.
Sulmuesi i Real Madrid është ftuar nga kombëtarja e Francës pas 5 viteve mungesë, pas performancave të shkëlqyeshme me klubin e tij.
Deschamps ka vendosur që të lë prapa skandalin e Benzemas, në të cilin ishte përfshirë së bashku me Valbuenan.
Franca shihet si njëra ndër skuadrat favorite për ta fituar Kampionatin Evropian “EURO 2020”.
Ndeshja e tyre e parë në grupime në këtë kampionat do të jetë ndaj Gjermanisë.