Edhe në një ditë të keqe për Karim Benzema që gaboi dy 11-metërsha, Reali i Madridit i kishte marrë masat për të dalë me tre pikë të plota nga transferta e Osasunas dhe tashmë i mungon vërtet një hap milimetrik për të arritur titullin kampion.
Skuadra e Carlo Ancelottit zhvilloi një tjetër ndeshje intensive në La Liga pas fitores në Sevilla. Ishte radha e qytetit të Pamplonas për t’u rrëzuar nga sulmet e ushtrisë mbretërore që po pushtn kështjellë pas kështjelle çdo javë, duke u konfirmuar skuadra në e fortë e sezonit aktual në Primera Division.
Në fushën e Osasunas ata që vendosën për fitoren e Realit ishin Alaba, Vazquez dhe Asensio ndërsa Benzema nuk arriti të linte shenjë për të vendosur gjithashtu në kasafortë fitoren. Aktualisht Reali kryeson klasifikimin me 18 pikë më shumë se Barcelona por katalanasit kanë eedhe dy sfida më pak. Në ndeshjet e tjera të mesjavës, Atletico Madrid barazoi pa gola me Granadan dhe Getafe triumfoi 2-0 në fushën e Vigos.