Karim Benzema po kalon një super sezon me Real Madridin. Ai ka realizuar 32 gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje deri më tani, duke u bërë golashënuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave, raporton A Bola.
Me dy golat e shënuar kundër Mallorca, njëri prej të cilëve ishte penallti, në fitoren 3-0 të Madridit, Benzema arriti në 413 gola në karrierën e tij (311 në Real, 66 në Lyon dhe 36 për kombëtaren franceze) dhe la pas Henry me 411 gola.
Ish-ylli i Arsenalit, përveç 228 golave të tij për Topçinjtë, shënoi 28 për Monacon, 52 për NY Red Bulls, 49 për Barcelonën dhe tre për Juventusin, dhe 51 për Francën. /albeu.com/