Benfica merr një super trajner

Benfica ka zgjedhur një gjerman si trajnerin e ri të skuadrës. “Shqiponjat e Lisbonës” u ndanë me Jorge Jesus në muajin dhjetor.

Vendin e tij e zuri Nelson Verissimo, trajneri i ekipit B, i cili do të drejtojë skuadrën e famshme portugeze deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit kanë arritur një paraakord me Roger Schmidt, 55-vjeçarin gjerman që drejtoi PSV-në në dy vitet e fundit.

Schmidt ka drejtuar më parë edhe klube si Bayer Leverkusen, Salzburg dhe Beijing Gouan në Kinë, teksa tani pret vetëm zyrtarizimin e kalimit te Benfica.


Shtuar 28.04.2022 21:35