Belotti do t’i bashkohet Insignes te Toronto

Toronto duket se ka gjetur një rrugë të hapur në Serie A. Pasi siguroi shërbimet e Lorenzo Insigne me kosto zero, është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me një tjetër sulmues të kombëtares italiane, Andrea Belotti.

Sulmuesi i Torinos ndodhet në të njëjtën situatë si bashkëkombasi i tij dhe në mungesë të ofertave nga klube Evropiane, kalimi ne MLS duket opsioni më i mirë i mundshëm.

Klubi kanadez është i gatshëm të hapë thesin për një tjetër lojtar të profilit të lartë që Belotti duke i ofruart një pagë prej 6 milion eurosh. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 10:54