Categories: sport

Bellingham reagon pas eliminimit dhe u dërgon thirrje tifozëve anglezë

Pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Jude Bellingham u kërkoi mbështetësve të Anglisë të mos e humbin frymën e bashkimit që e kanë dëshmuar gjatë gjithë rrugëtimit të “Tre Luanëve”.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Thomas Tuchel krijoi avantazhin në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon, por Argjentina e përmbysi rezultatin në fazën e fundit të ndeshjes falë realizimeve të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.

Të lidhura

None found

Eliminimi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta e la mesfushorin 23-vjeçar pa fjalët e duhura për të përshkruar zhgënjimin. Bellingham, i cili luan për Real Madridin, e mbylli turneun me gjashtë gola dhe iu drejtua më pas rrjeteve sociale me një mesazh të ndjerë për tifozët.

Ai publikoi edhe një poezi frymëzuese, të cilën, sipas tij, ia kishte dhuruar shoferi i ekipit, Michael Chandler.

“E kisha vërtet të vështirë të gjeja fjalët e duhura për ditën e djeshme dhe javët e fundit, por kjo poezi nga shoferi ynë në Kansas e përshkruan pothuajse në mënyrë perfekte”, shkroi Bellingham.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme nga vendi ynë dhe për të gjithë ata që shpenzuan paratë e tyre të fituara me shumë mund për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për të na mbështetur”.

“Mos lejoni që uniteti dhe dashuria që kemi parë në vendin tonë të përfundojnë me këtë fushatë. Kur jemi së bashku, mund të arrijmë gjëra të mëdha… Dhe do t’i arrijmë!”, përfundoi ai.

të fundit

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona

Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…

26 seconds ago

MPB merr pjesë në operacionin ndërkombëtar “CARBACK II”: u kontrolluan 3.944 automjete, u sekuestruan 67 dhe u arrestuan dy persona

Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…

8 minutes ago

BDI: VLEN pranon se ligji lejon zhvillimin e provimeve profesionale në shqip

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…

8 minutes ago

Bajrami i kërkon Kurtit të publikojë emrat e 74 çerdheve ku pretendohet se u investuan 42 milionë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…

10 minutes ago

Debat për rreth 7 milionë euro në pasuri, Rrahmani kritikon Rizvanollin për raportimin financiar

Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…

19 minutes ago

Mbyllet mbledhja e Komisionit për Buxhet, të premten shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…

19 minutes ago