Bellingham ndëshkon serbët, Anglia në avantazh

Nuk kishte si mos shkëlqente edhe këtu.

Vetëm 12 minuta pas nisjes së sfidës së fundit, të kësaj të diele, në Kampionatin Evropian të futbollit, mes Serbisë dhe Anglisë, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, djemtë e teknikut Southgate kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Protagonist i goli ishte “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili përfiton maksimalisht nga një krosim në zonë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Rezultati shkon në 0 me 1 për Anglinë.


Shtuar 16.06.2024 21:32