Bellerin i përkohshëm, Barcelona e ka “fiksuar” objektivin për sezonin e ardhshëm

Barcelona tanimë po mendon për objektivat e reja për merkaton e verës së ardhshme.

Sipas Sport, bordi katalanas është duke u interesuar për të përforcuar dy pozicione, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor shkatërrues, pasi Busquets është duke luajtur sezonin e fundit.

Sipas kësaj medie, Barcelona sheh si të përshtatshëm si mbrojtës anësor, yllin e Manchester Unite, Diego Dalot.

Portugezi ishte si opsion edhe gjatë merkatos që lam pas, por “Djajtë e Kuq” nuk kishin ndërmend ta shisnin, i cili tanimë është bërë një lojtar “kyç” për teknikun Ten Hag.

Sport bën me dije se klubi ka kontaktuar tashmë me rrethin e afërt të futbollistit për të treguar interesin e tyre./albeu.com