Belgjika shkatërron Poloninë (VIDEO)

Belgjika ka shkatërrua 6-1 Poloninë në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Robert Lewandowski shënoi në minutën e 28-të, teksa Axel Witsel i barazoi shifrat duke e mbyllur 1-1 pjesën e parë.

Në minutën e 59-të, Kevin de Bruyne i kaloi vendësit në epërsi.

Leandro Trossard më pas shënoi dy gola tjerë, në minutën e 73-të dhe të 80-të për 4:1.

Leander Dendoncker realizoi shtatë minuta para fundit, ndërsa rezultatin përfundimtar 6:1, e vulosi Lois Openda.

Belgjika është në vendin dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Polonia në vendin e tretë.

I fundit është Uellsi pa pikë, kurse Holanda me gjashtë pikë.


Shtuar 8.06.2022 22:58