Belgjika në ankth për yjet para Italisë, një prej tyre ka shpresa

Më datë dy korrik, në orën 21:00, Belgjika përballet me Italinë në çerekfinalen e Euro 2020. Belgët vijnë pas një kualifikimi të vuajtur ndaj Portugalisë, që solli edhe pasoja pasi trajnerit Martinez iu dëmtuan dy nga elementët më të rëndësishëm.

Eden Hazard dhe Kevin De Brujne. Për kapitenin shanset që të jetë ndaj Italisë janë të pakta, megjithatë ka lajme pozitive për mesfushorin. De Brujne nuk ka një dëmtim në ligamentet e kyçit dhe që do ta mbante gjashtë jashtë fushave, por thjesht një ndrydhje të kaviljës e cila pritet të mos e pengojë ta nisë si titullar ndaj axurrëve.

Në këtë formë, belgët gëzohen përgjysmë, gjithsesi është shumë e rëndësishme të kenë gati një si De Brujne. /

 


Shtuar 29.06.2021 15:54