Bekim Balaj po shkon i sigurt drejt fitimit të “Këpucës së Artë” në Superiore.
Kjo për shkak se sulmuesi i Vllaznisë kryeson me 17 gola dhe ndjekësit e tij më të afërt që luajnë në Superiore, janë në kuotën e 8 golave.
Florent Hasani me 10 gola dhe Franklin me 9 gola lanë ekipet e tyre, për provuar eksperienca jashtë Shqipërisë.
Dwamena me 9 gola në 11 paraqitje ishte kryefjala e golashënuesve në fillimin e sezonit.
Kujtojmë se në kuotën e 8 golave janë disa lojtarë. Bëhet fjalë për Kaçorrin, Grudën, Bintsoukan dhe Soboëale.