Inter Majemi dëshiron të transferojë Lionel Mesin dhe jo Cristiano Ronaldon. Klubi në pronësi të Beckham mendon se ylli francez është i duhuri dhe mund të konsiderohet një transferim historik.
Plani i skuadrës amerikane është që ta marrë argjentinasin në momentin që do t’i japë fund kontratës me PSG-në.
Kujtojmë që “Pleshti” ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë për ta rinovuar edhe për një tjetër vit në bazë të rendimentit dhe dëshirës së dy palëve.
Sigurisht që kampionati amerikan ka qenë gjithmonë një opsion për të ardhmen e tij, por donte të luante ende në nivele të larta.