Bayerni nuk ka humbur në shtëpi në fazën e grupeve për tetë vjet

Për të mos u varur nga përballja Benfika –  Dinamo Kiev, Barça detyrohet të mposht Bayernin në Mynih. Nëse ia del, do të sigurojë një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu do të thyejë një seri të skuadrës bavareze , atë të mos-humbjes së një ndeshjeje në fazën e grupeve të kompeticionit më të lartë kontinental, e cila zgjat tetë vjet.

Dhe kjo është që nga viti 2013, kur humbën ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Manchester Cityt (2-3).

Më tej, shifrat e skuadrës bavareze në fazën e grupeve vitet e fundit duke luajtur në shtëpi janë fenomenale.  Nga 23 ndeshjet që ka luajtur që nga ajo humbje kundër Cityt në dhjetor 2013, ai ka fituar 22 dhe ka vetëm një barazim.

Në këto 23 ndeshje, “bavarezët” kanë shënuar 74 gola dhe pësuar vetëm 9. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 13:07