Bayerni fiton mes “drithërimave” përballë Wolfsburgut (VIDEO)

Bayern Munchen ka triumfuar me vështirësi ndaj Wolfsburgut në kuadër të javes së 29-të të Bundesligës.

Bavarezët dolën në avantazh qysh në minutat e para të takimint, por vendasit u treguan “kokëfotë” duke tentuar rikthimin në lojë.

Musiala shënoi në min (15’) i ndjekur nga Chupo-Moting në min (24’).

Weghorst ngushtoi avantazhin me golin e tij në mun (35’).

Musiala ishte në formë këtë takim ku shënoi golin e dytë personal në min (37’).

Rezultati i pjesës së parë, Wolfsburg 1-3 Bayern Munchen.

Në pjesën e dytë, Maximilian Philipp shënoi në min (54’) për të ngushtuar epërsinë.

Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Wolfsburg 2-3 Bayern Munchen./


Shtuar 17.04.2021 17:31