Bayerni e kërkon me ngulm, Ronald Araujo thotë fjalën e tij

Bayern Munchen është futur në këtë merkato dimërore me qëllimin për të transferuar një qendërmbrojtës. Emrat janë të shumtë në listën e bavarezëve, por një nga emrat më të preferuar është ai i Ronald Araujo.

Ky i fundit është aktualisht nën kontratë me Barcelonën, marrëveshja e cila përfundon më 30 qershor të vitit 2026. Teksa së fundmi është vetë 24 vjeçari që ka folur mbi interesimin e Bayern, duke u shprehur se momentalisht është i fokusuar vetëm tek katalanasit.

“Më kërkon Bayern? Çdo merkato është e njëjta histori, por unë e kam mendjen 100% te Barcelona”, është shprehur Araujo.

Përsa i përket kampit gjerman, me në krye trajnerin Thomas Tuchal e duan shumë që uruguajani të jetë pjesë e tyre. Madje para disa javësh, tekniku gjerman e ka telefonuar personalisht lojtarin për t’i prezantuar projektin afatgjatë.


Shtuar 10.01.2024 20:28