Bayerni do të preferonte të shesë Robert Lewandowskin te Barcelona.
Nëse pjesa fikse e ofertës për sulmuesin 33-vjeçar arrin në 50 milionë euro, Bayern do të jetë gati të nisë negociatat me Barcelonën. Megjithatë, sipas Sport1, klubi gjerman dëshiron ta marrë këtë shumë (ose të paktën pjesën më të madhe të saj) në një pagesë, jo në disa këste.
Bayern nuk është gati të bëjë lëshime për këtë çështje, pasi drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic dëshiron të nënshkruajë më Matthijs de Ligt dhe sulmuesin e Rennes, Mathys Tel këtë verë. Për De Ligt, do të duhet të shpenzohet deri në 80 milionë euro.
Në këtë drejtim, Bayern do të preferonte ta shesë Lewandowskin te PSG ose Chelsea, pasi ato konsiderohen si klube më të besueshme financiarisht.
Për më tepër, është e vështirë për drejtuesit e Bayernit të kuptojnë dëshirën e Robertit për t’u transferuar te Barcelona, pasi klubi e di se për disa vite ai ëndërronte për Real Madridin. Pavarësisht kësaj, Lewandowski dhe agjenti i tij Pini Zahavi ia bënë të qartë Bayernit se nuk do të shqyrtonin ofertat nga klube të tjera përveç Barçës.
Polaku nuk dëshiron të luajë në Francë apo Angli, i pëlqen Spanja. Një nga arsyet e kësaj dëshire është se familja e sulmuesit dëshiron të jetojë në jug, më afër detit. /albeu.com/