Hetimi i bordit të Bayern Munich për shkelje të mundshme të ligjit për pagën minimale po bën shumë zhurmë në Gjermani.
Këto janë shkelje të mundshme që kanë të bëjnë me rekrutimin e trajnerëve të të rinjve, të cilët do të kishin punuar shumë më tepër orë se sa ato të parashikuara në kontratën prej 450 euro në muaj.
Shefi ekzekutiv i klubit, Oliver Kahn, komentoi këto lajme për agjencinë gjermane të lajmeve:
“Sigurisht që ne po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për këtë çështje. Është në interesin tonë që këto procese të sqarohen plotësisht”. /albeu.com/