Bayern Munich e dëshiron Rafael Leaon, portugezi mund të jetë largimi i radhës nga Milan

Bayerni po përgatit një ofertë zyrtare për një nga yjet e Milanit, Rafael Leao, pohon Nicolo Schira.

Anësori portugez shënoi 12 gola dhe bëri 13 asiste për Milanin sezonin e kaluar.

Bayern po kërkon një sulmues të krahut të majtë dhe është i interesuar për portugezin, kontrata e të cilit me Milanin është deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh.

Bayerni nuk ka ndërmend të paguajë kaq shumë, por është gati të negociojë. /gazetblicsport/


Shtuar 5.06.2025 16:01